Më shumë se 3 mijë të sëmurë nga kanceri janë regjistruar vetëm në Klinikën e Shkupit për Onkologji dhe Radioterapi, për vetëm nëntë muaj, ndërsa pritet që deri në fund të vitit ky numër pritet të arrijë deri në 4 mijë.
Siç thonë nga Klinika, në këtë numër nuk hyjnë pacientët që mjekohen në institucionet tjera shëndetësore publike dhe në spitalet private, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve nga Klinika, ky numër rritet për çdo vit, ndërsa tek ata zakonisht shkojnë pacientë që më herët janë diagnostifikuar me kancer.
Në krahasim me këtë vit, vitin e kaluar në këtë klinikë ishin regjistruar 4 mijë pacientë të ri.
Sipas statistikave, gratë janë ata që më shumë sëmuren nga kanceri i gjirit, kanceri në qafën e mitrës, ndërsa meshkujt më shumë sëmuren nga kanceri në mushkëritë e bardha, por gjithashtu në rritje është numri i të prekurve nga tumori në sistemin digjestiv.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...