Vendet në rajon, kur bëhet fjalë për pagat, janë larg vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian.
Radio Evropa e Lirë ka bërë grafikë që tregon pagat mesatare në vendet e rajonit tonë. Megjithatë, në ekran grafik nuk figuron Sllovenia.
Në listë në vendin e parë është Kroacia me një pagë mesatare prej 842 euro. Ndiqet nga Mali i Zi me 511 euro, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me një pagë mesatare prej 454 euro. Paga mesatare në Kosovë është 442 euro, që është 22 euro më shumë se në Serbi.
Vendin e fundit në rajon e ka Maqedonia e Veriut, ku paga mesatare është 395 euro, që është më shumë se dy herë më pak se në Kroaci.

Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...