Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë Maqedoninë, është raportuar se po trajtohen gjithsej 442 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë çdo ditë, 26 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 49 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Reparti infektiv në Tetovë ka 17 pacientë, në Veles trajtohen 27 pacientë dhe në Kumanovë 68 pacientë. Në qendrën kovide në Ohër ka 50 pacientë, në Prilep 58, në qendrën kovide në Gostivar 13, dhe në Strugë 29 pacientë. Në spitalin në Strumicë u shtruan 42 pacientë, në Koçan 13, në Kërçovë 12, Kavadar 23, në Gjevgjeli 9, ndërsa në Dibër 6.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 797, ndërsa ka rreth 518 shtretër spitalor të lirë në qendrat kovide”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...