Mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura është bërë e detyrueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pas ndryshimeve ligjore që mbrëmë u miratuan në Kuvend.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në rast të moszbatimit të kësaj mase, qytetarët do të gjobiten me 20 euro, në kundërvlerë të denarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maska është e detyrueshme në ambiente të hapura, po ashtë në tregje, transport publik, institucione shtetërore, markete, shitore, banka, posta dhe të ngjashme”.
“Qytetarët mund të mbajnë maska respiratore, kirurgjike për një përdorim, maska tekstile, shall ose të ngjashme”, thonë nga MSH.
Ata shtojnë se mbajtja e maskës, distancës fizike dhe larja e duarve janë masat e vetme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit./Telegrafi/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës