Statistika e Bankës Popullore të Maqedonisë regjistron huazime masive te qytetarët e vendit, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë vendosen për një jetë me këste, kjo nënkupton borxh shtesë prej 194 milionë euro, gjegjësisht shumë e përgjithshme prej 2 miliardë e 296 milionë euro kredi deri në fund të vitit 2017.
Gjatë vitit 2016 huazimet kanë arritur shumën prej 2 miliardë e 102 milionë euro.
Më të kërkuara janë kreditë konsumuese, të cilat arrijnë vlerë prej 1 miliardë e 835 milionë euro, ndërsa intersim më të vogël ka për kreditë e automjeteve, që arrijnë shumën prej 10 milionë euro, ndërsa 554 milionë euro janë në kreditë banesore.
Nga BPM-ja informojnë se edhe kthimi i kredive shkon rëndë, gjegjësisht qytetarët për kartela kreditore kanë borxh prej 200 milionë euro, ndërsa për mbulim të borxhit të llogarisë aktuale, 96 milionë euro.
Një pjesë e ekspertëve për media të ndryshme kanë dhënë mendimin e tyre se shteti në të ardhmen duhet seriozisht të konsiderojë krijimin e një Ligji për bankrot personal.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...