Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të radhës miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas këtij dekreti punonjësit të cilët nuk kanë shfrytëzuar pushimin e vitit kalendarik 2019, do t’u konsiderohet si e shfrytëzuar
“Rregullorja përcakton që punonjësit në sektorin publik të cilët janë të liruar nga puna dhe kryerja e detyrave të punës dhe punës, në përputhje me masat për mbrojtje kundër përhapjes dhe parandalimit të koronavirus Covid – 19, pjesa e papërdorur e pushimit vjetor nga viti kalendarik 2019 konsiderohet e përdorur.
Përjashtim nga ky Dekret bëjnë pjesë punonjësit e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes – Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, institucioneve shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, doganierët, zjarrfikësit, shërbimet e inspektimit, si dhe personat që punojnë në shtëpitë e pleqve, të cilët ditët e pashfrytëzuar të pushimit vjetor për vitin 2019, do të mund t’i shfrytëzojnë deri më 31 dhjetor 2020, në përputhje me nevojat e procesit të punës dhe bazuar në miratimin e personit drejtues në Ministri”, thuhet në deklaratë./telegrafi
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...