Prej sot me punë do të punojnë qendrat tregtare, por me orar të shkurtuar dhe do të jenë të obliguar të mbajnë rend dhe ta organizojnë numrin e njerëzve brenda në objekt.
Kafenetë dhe restorantet në qendrat tregtare do të mund të punojnë vetëm në mënyrë sportele dhe dërgesa. Qendrat tregtare do të duhet të dezinfektohen, ndërsa me punë prej sot nisin edhe bastoret sportive dhe bastoret tjera me sportele, njofton telegrafi maqedoni.
“Lejohet hapja e qendrave tregtare me respektim të rregullave të rrepta për parandalimin e Covid-19. Në qendrat tregtare nuk do të lejohet që pranohen njerëz në restorante dhe kafene, përveç përmes sporteleve apo dërgesave. Protokolli parasheh orar të shkurtuar të punës prej ora 10:00 deri në ora 18:00, me përjashtim të ditës së diel kur do të jenë të mbyllura”, tha dje ministri teknik, Oliver Spasovski.
Ai sqaroi se para qendrave tregtare do të ketë person që nuk do të lejojë grupime të njerëzve, të sigurojë që njerëzit të mbajnë mbrojte personale dhe të dezinfektim të qendrave tregtare.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...