Rritje prej 22,4 për qind shënon eksporti nga Maqedonia në 11 muajt e vitit të kaluar në krahasim me periudhën e vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, është 6.357.186 mijë dollarë amerikanë.
Vlera e mallit të importuar, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, është 8.299.399 mijë dollarë amerikanë, që është për 18,8 për qind më shumë në krahasim me atë periudhë nga viti paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, është 1.942.213 mijë dollarë amerikanë. Mbulimi i importeve me eksport, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018 është 76,7 për qind.
Në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më shumë ka tregtuar me me Gjermaninë, Greqinë, Britania e Madhe, Serbia dhe Bullgaria.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...