Rreth 5500 nxënës nga gjitha shkollat publike dhe dy private të mesme, këtë vit do të jenë pjesë e testit ndërkombëtar PISA.
Deri tani sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila është realizatore e studimeve, testimi është realizuar me sukses në 85 shkolla të mesme, ndërsa gjatë ditës së sotme dhe nesër pritet që të përmbyllet testi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke pasur parasysh që në testim janë përfshirë edhe nxënës të shkollave fillore, testimi për ta do të kryhet pas 1 majit.
“Rezultatet e studimit të realizuar na lejojnë të marrim të dhëna të vlefshme se sa janë të gatshëm studentët për jetë në shoqëritë moderne pas përfundimit të kursit, duke vënë theksin në zbatueshmërinë e njohurive, aftësive dhe kompetencave që ata kanë fituar gjatë procesit arsimor”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Pasi bëhet fjalë për studim kompleks, i cili përfshinë shtete nga e gjithë bota dhe me procedura të ashpra, rezultatet e testimit të vitit 2018, pritet të publikohen në vitin 2019./Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim