Ka vazhduar edhe sot debati mbi programin dhe përbërjen e re qeveritare, në të cilën nuk kanë munguar përplasjet mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Ilija Dimovski nga kjo parti ka theksuar se me vetw faktin që Talat Xhaferi vetëm deputetëve të VMRO-së u drejtohet në gjuhën shqipe, paraqet provokim për të cilin siç u shpreh ai, Xhaferi dhe shumica parlamentare duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kjo sjellje e Xhaferit nuk çon në drejtim të normalizimit të situatës.
“Nëse ajo sjellje korrekte bie në nivel kaq të ulët të llojit të provokimit që bënë Talat Xhaferi dhe disa deputetë tjerë, atëherë kot kemi shpresuar për normalizim të situatës”, tha Dimovski.
I menjëhershëm ishte reagimi i Xhaferit i cili theksoi se gjithnjë përderisa deputetët e VMRO-së nuk do e njohin si kryetar dhe do t’i drejtohen si deputet, atëherë edhe ai do t’u përgjigjet si deputet duke iu drejtuar në gjuhën shqipe. “E kuptoj shumë qartë se duke qenë kryetar i Parlamentit, nëse dua t’i drejtohem Parlamentit, e kam për obligim të dal atje.
Derisa më drejtoheni përmes ndërhyrjeve procedurale dhe deputetit Talat Xhaferi, unë vetëm e kryej obligimin tim zyrtar”, tha Xhaferi. Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski gjatë debatit tha se koha kur Maqedonia ishte shndërruar në një shtet privat të Nikola Gruevskit dhe familjes, dal ngadalë po përfundon. Ndërkohë para fillimit të seancës për përbërjen dhe programin e qeverisë, pa prezencën e VMRO-DPPMNE-së vazhdoi seanca konstituive, me ç’rast deputetët votuan formimin e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ndërsa më vonë me praninë edhe të VMRO – DPMNE-së, por pa debat u votua edhe vendimi për themelin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit./Alsat M/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...