Pas dy fundjavave me ndalesë të plotë të lëvizjes fillon fundjava e parë me orë të shkurtuar policore. Ndalesa e lëvizjes do të fillojë në ora 15:00, dhe do të zgjasë deri të hënën në ora 5 e mëngjesit.
Për personat mbi 67 vjet lejohet sot lejohet lëvizja prej 5 deri 11:00 ndërsa personat deri në moshën 18 vjeçare mund të dalin prej 12:00 deri 15:00, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas masave të reja qeveritare, pajisjet mbrojtëse duhet të mbahen në të gjitha hapësira publike ku ka shumë persona si markete, shitore, banka, posta, ente shëndetësore si dhe transport publik. Në hapësira të hapura pajisjet mbrojtëse është obligative të mbahet në tregje apo ku nuk mund të mbahet distanca fizike prej dy metrave. Në hapësira të hapura pajisjet mbrojtëse nuk përdoren vetëm nëse personat qëndrojnë në oborrin e tyre, në biçikletë apo në automjet.
Me lehtësimin e lëvizjes, ora policore çdo ditë pune nisën nga 19:00 dhe zgjatë deri në ora 5 e mëngjesit.
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...