Ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur 45-vjet, do të kenë mundësi që karrierën e tyre ta vazhdojnë si zjarrfikës në Maqedoninë e Veriut.
“Gjashtëmbëdhjetë ish ushtarë profesionistë karrierën e tyre do ta vazhdojnë në njësitë territoriale të zjarrfikësve në pozicionet e zjarrfikësve-dhe shpëtimtarëve. 8 persona do të angazhohen në brigadën e zjarrfikësve në Shkup, 5 në Kërçovë dhe tre në komunën e Vallandovës”, informoi sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoliç.
Ndryshe, së fundmi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekenrinska kishte njoftuar se me ndryshimet ligjore në Ligjin për Shërbim, ushtarët profesionistë pas moshës 45-vjeçare do të mund të marrin nga 1 mijë euro për çdo vit të kaluar në Ushtri, si mundësi për të zhvilluar biznes pas pensionimit./ALSAT
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...