Më shumë praktikë i pret nxënësit e ardhshëm të arsimit të mesëm në Maqedoninë e Veriut. Me reformat që po përgatiten në arsim, nxënësit e ardhshëm do të kenë më shumë praktikë. Posaçërisht ato nxënës që kanë zgjedhur që arsimin e tyre ta vazhdojnë në shkollat e mesme profesionale.
“Duhet nga themeli ta ndryshojmë sistemin arsimor për nxënësit e shkollave të mesme, ashtu si çdo vend bote ashtu edhe te ne duhet të vendosim më shumë praktikë. Pjesë e arsimit që do t’i ndihmojë nxënësve të gjejnë më lehtë punë profesionale”, deklaroi Zaev në intervistë për televizionin 1TV.
Ekipi qeveritar në krye të ministrit të arsimin, zëvendësministri dhe personave tjerë profesional tashmë punojnë te këto reforma.
Gjithashtu, kryeministri Zaev ceku se Gjermania si sistem arsimor nuk lejon regjistrim në fakultet nxënës që kanë dhënë mesatare të dobët në shkollë të mesme, megjithatë nuk vërtetoi nëse i njëjti sistem do të ndryshohet te sistemi në Maqedoni.
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...