Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka informuar se për zgjedhjet në katër komuna të vendit gjegjësisht në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë gjithçka është gati.
Materiali zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime.
Sipas KSHZ-së për ditën e sotme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë, shkruan Alsat M.
Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.
Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census.
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë