Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 702 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 181.620.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 6.153, me 24 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Vendi po ashtu regjistroi 1.119 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në 161.515 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.952.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.203.819 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.480 teste të kryera brenda ditës së fundit.
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...