Ministria e Shëndetësisë do ta kthejë në përpunim Ligjin për kontrollin e narkotikëve dhe substancave psikotrope.
Pasi që disa shoqata qytetare dolën me një seri vërejtjesh dhe kërkuan një proces të vendimmarrjes transparente, ministri Filipçe tha se ligji që rregullon kanabisin për qëllime mjekësore do të rishikohet pasi të gjitha palët të jenë pajtuar, informon “TV24”.
“Në lidhje me sugjerimet e OJQ-ve që erdhën pasi vendosëm ligjin në qeveri, ndërsa pastaj në procedurën parlamentare, ne patëm një takim tjetër dhe ata treguan kërkesat dhe kërkesat e tyre duhet të theksoj se ato lidhen pjesërisht me atë pjesë të ligjit që rregullon kanabisin për përdorim mjekësor, dhe në disa aspekte të tjera. Duke pasur parasysh këtë, ne kemi tërhequr ligjin dhe do ta kthejmë atë në përpunim, dhe atëherë kur të gjithë palët e interesuara të dakordohen, do ta vendosim përsëri në procedurën e duhur”, tha Venko Filipçe.
Disa organizata të shoqërisë qytetare kanë paralajmëruar se propozim ligji i ri lejon qeverinë të ketë kontroll të plotë mbi biznesin e kanabisit mjekësor. Ndërsa me faktin se familja e kryeministrit po merret me këtë biznes, çështja e konfliktit të interesit është ngritur në opinion. Zaev mohoi që ligji ishte miratuar për interesa personale.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...