Në rrugën magjistrale Koçan-Shtip këtë mëngjes, rreth orës 6 ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy furgonëve dhe një kamioni. Lëndime trupore në aksident kanë marrë madje 26 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore të Koçanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndërmjet fshatrave Çeshinovë dhe Kuçiçinë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy furgonëve “Fiat Ducato”, me targa të Shtipit, “Ford Transit” me targa të Koçanit, si dhe mjet transportues ngarkimi “Scania”, poashtu me targa të Koçanit. Deri më tani janë paraqitur 26 persona me lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar në Qendrën mjekësore në Koçan.”, thuhet në informatën e policisë./Telegrafi/
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
Festat nisin me Audi – marka sjell magjinë e festave p...
Barcelona thyen rekordin nëntë-vjeçar sa i përket golave të ...