Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.073 testime dhe janë regjistruar 46 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 19 janë në Shkup, 5 Radovish, Prilep dhe Kërçovë 4, Kumanovë 3, Strumicë, Manastir dhe Gositvar 2, dhe nga 1 rast në Negotinë, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Berovë.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 147 pacientë të shërua dhe 14 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, tetë janë nga Shkupi, nga dy në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.117 pacientë, ndërsa prej tyre 147.190 janë shëruar dhe 5.356 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.571.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit