Vendet e Ballkanit Perëndimor sot shënojnë një vjetorin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes për uljen e çmimeve të roamingut.
Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shfrytëzuar internet dhe SMS porosi për çmime më të lira për 99 përqind, ose 5.04 denarë për thirrje dalëse, 2.9 denarë për thirrje hyrëse, ndërsa çmimi i internetit ka qenë 1.9 denar/MB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, informon se prej sot në mënyrë shtesë ulen çmimet e thirrjeve ardhëse, që do të jenë 1.5 denarë.
Sipas marrëveshjes, çmimet e roamingut do të hiqen plotësisht deri në korrik të vitit 2021. Ky është parakushti që Maqedonia e Veriut, së bashku me pesë vendet e tjera të rajonit, po përmbushin me qëllim të zbatimit të “roaming si në shtëpi” edhe me vendet e Bashkimit Evropian.
Në mbledhjen e sotme të ministrave përgjegjës për dixhitalizimin në rajon, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian përfunduan se do të hartohet një hartë e hapave dhe afateve të ardhshme për heqjen e çmimeve të roamingut midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Osmani: Aleanca me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, e fuqizon ...
Aprovohet kërkesa e avokates për ekzaminimin psikik të Naim ...
Krasniqi: E vështirë mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme dh...
Haxhiu: Propozova bashkë me zgjedhjet lokale të bëhen edhe a...
Presidenca: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditët në vijim
Aksioni i madh i prokurorisë në Prizren, deri më tani 17 të ...