Mali i Zi ka vendosur të lehtësojë masat ndaj pandemisë, dhe shkaku është përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend.
Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinic Bojovic u shpreh se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është 57 përqind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit kur ka qenë 67 përqind. Ajo shtoi se po zhvillohen bisedime për blerjen e vaksinës me disa prodhues nga BE-ja dhe shprehu besimin që në fund të janarit do të nisë edhe procesi i vaksinimit.
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 519 raste të reja me koronavirus dhe vetëm një viktimë. Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 53,000 raste me koronavirus. Prej tyre 730 pacientë kanë vdekur. Një ditë më parë, shteti fqinj njoftoi se testi i koronavirusit nuk do të jetë më i detyruar për të hyrë atje, as për shtetasit malazezë e as për të huajt./TCH
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...