Masat e reja epidemiologjike në Malin e Zi, të cilat të shtunën hynë në fuqi, do të rrisin numrin e lejuar të tifozëve në ngjarjet sportive. Nga 10 %, sa ishte numri i lejuar, do të rritet deri 30 % numri i përgjithshëm i tifozëve në stadiume.
Masat e reja kanë zgjeruar gjithashtu edhe listën e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Malin e Zi, pa analiza ose test të vaksinimit të COVID-19.
Nga kjo e shtunë (3 Korrik) edhe qytetarët nga SHBA e Kanadaja mund të hyjnë lirshëm në Mal të Zi.
Ministria e Shëndetit Publik të Malit të Zi, njoftoi se punonjësve në institucionet publike, pas marrjes së vaksinës do tu lejohet një ditë pushim, kurse të gjithë pensionistët që marrin dozën e parë të vaksinës në muajin korrik do të shpërblehen me një kupon turistik me vlerë prej 50 euro.
Ndërkohë, të gjithë qytetarët malazezë të cilët janë vaksinuar me vaksinat “Sinopharm” ose “Sputnik V”, për qëllime udhëtimi jashtë vendit dhe nëse një vend i caktuar e kërkon atë, do të pajisen me testin PCR falas në Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...