Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90, tha ish-Drejtori i Komitetit malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriç.
Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, zoti Muriç vuri në dukje se përgjegjësia për krimet e luftës nuk është vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare duke marrë si shembull vrasjen e civilëve të pafajshëm shqiptarë në Komunën e Rozhajës.
“Në Komunën e Rozhajës janë vrarë 22 civil shqiptarë për të cilën ngjarje janë zhvilluar procese gjyqësore ndaj disa personave ushtarak, por të cilët në fund u liruan si të pafajshëm,” tha zoti Muriç.
Zoti Muriç vlerëson se Malit të Zi i duhet një qasje më aktive për hetimin, ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e krimeve gjatë luftës.
“Mali i Zi dhe institucionet gjyqësore heshtin dhe nuk besoj që në një të ardhme për krimet e përmendura do të rihapen hetimet dhe procedurat e reja,” tha zoti Muriç.
Ai rikujtoi me dhjetëra vendbanime në Mal të Zi ku u dëbuan, u torturuan dhe u vranë boshnjakët, kroatët, myslimanët dhe shqiptarët vetëm për faktin se i përkisnin një etnie tjetër.
“Duke parë neglizhencën e gjyqësorit, Mali i Zi është shndërruar në një oazë për personat që kanë kryer krime lufte dhe të cilët në këtë vend lëvizin lirshëm,” tha zoti Muriç.
Ai shtoi në fund, se Mali i Zi duhet të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë që të krijohen parakushtet për pajtim dhe shërim të komuniteteve në vend dhe rajon./voa
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale