Punonjësit e doganës në pikën kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Bozhaj – Hani i Hotit, parandaluan të dielën kalimin kotrabandë të rreth 500 kilogramëve marijuanë, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.
“Treguesit dhe alarmi i shfaqur në sistemin e brendshëm doganor kanë sinjalizuar për një sasi të kontrabandës së drogës nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Sekuestrimi është realizuar në bazë të autorizimit dhe analizës doganore të kryer përmes të dhënave dhe metodave të doganës”, thuhet në njoftimi zyrtar.
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi bën të ditur se marijuana e gjetur në një kamion me targa shqiptare, ishte vendosur në hapësirën e ngarkesave dhe ishte e siguruar me vulë doganore. Organet e rendit njoftuan se i kanë dërguar për analiza të mëtejshme pakot e gjetura në kamion.
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e cilësoi si sukses të dukshëm konfiskimin e marijuanës në pikën kufitare.
“Veprimet e koordinuara të zbatuara vazhdimisht nga Drejtoria e Doganave dhe Drejtoria Policore e Malit të Zi sollën rezultate të dukshme me të cilat të gjithë mund të krenohemi”, tha zoti Abazoviq përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Ai shtoi se vendi i tij është në krye të vendeve evropiane në luftën kundër trafikut të drogës.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...