Një gjykatë malazeze njoftoi sot se ka konfirmuar akuzat kundër dy liderëve të opozitës, në lidhje me tentativën për grusht-shtet në tetorin e kaluar.
Gjykata e Lartë e Podgoricës tha se konfirmimi i aktakuzës ndaj Andrija Mandiçit dhe Milan Knezeviçit, do të çojë në nisjen e masave ligjore brenda dy muajve.
Mandiç dhe Knezeviç janë liderë të Frontit Demokratik të opozitës proruse, të cilët tentuan të ndalnin pranimin e Malit të Zi në NATO dhe premtuan se do të mbajnë një referendum kundër saj edhe pse vendi u bë anëtar i plotë i NATO-s këtë javë.
Ata u akuzuan për komplot për të përmbysur qeverinë malazeze përmes një grusht-shteti gjatë zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit.
Gjithashtu, pjesë e akuzave janë edhe dy diplomatë rusë, nëntë shtetas serbë dhe 12 persona të tjerë.
Zyrtarët e Podgoricës, duke përfshirë ish kryeministrin, Milo Gjukanoviç dhe prokurorin special, Milivoje Katniç, akuzuan në mënyrë të drejtpërdrejt Moskën për mbështetjen e komplotit për të përmbysur qeverinë properëndimore të Malit të Zi.
Rusia ishte një aleat i ngushtë dhe një partner i madh i biznesit të Malit të Zi, por marrëdhëniet u tendosën, ndërsa qeveria e Djukanoviçit e drejtoi vendin drejt anëtarësimit në NATO, duke iu bashkuar sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundër Moskës.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...