Sipas vlerësimeve të Zyrës së Punësimit të Malit të Zi, këtë sezon veror vetëm në bregdet do të kërkohen rreth 20.000 punëtorë sezonal.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kemal Purishiq, tha se një nga prioritetet kyçe në punën e Qeverisë është arritja e zhvillimit ekonomik si parakusht për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Ai shtoi se “forca e punës duhet të bëhet më konkurruese para se Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian, pasi më vonë, nga liberalizimi i tregut të punës, burimet njerëzore do të përpiqen të shkojnë në vendet e BE”.
Presidenti i Shoqatës turistike malazeze, Zharko Raduloviq, ka deklaruar se Mali i Zi nuk ka forcë të mjaftueshme të punës.
“Ne në turizëm kemi nevojë për rreth pesë deri në shtatë mijë punëtorë. Njerëzit tanë nuk duan të punojnë pasi janë pagat e vogla”, u shpreh Raduloviq.
Ndryshe, pagat e punëtorëve sezonal në Mal të Zi janë rreth 500 euro, dhe në rajon pagat më të larta janë vetëm në Kroaci./epoka e re/
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...