Mali i Zi është shteti i radhës i Ballkanit që i bashkohet “MiniShengenit”.
Në takimin e zhvilluar sot në Tiranë është diskutuar mundësia që Podgorica të jetë vendi i radhës ku do të zhvillohet takimi, pas atyre në Nish dhe Ohër.
Në konferencën e përbashkët të liderve, Milo Gjukanoviç, presidenti i Malit të Zi, theksoi se kjo nismë nuk ka të bëjë me idenë e ndonjë “bashkimi ballkanik” që zëvendëson anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Nuk besoj se pjesëmarrja e të gjithëve në dialog përbën idenë e një ‘bashkimi ballkanik’ për të zëvendësuar BE-në. Nëse do të përbënte një ide të tillë, ne të do të thonim “JO”, preferojmë BE-në dhe nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë objektivin strategjik. Kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër për të ndryshuar rregullat e lojës tani, sepse rregullat janë përcaktuar në Selanik, në 2003-shin”, tha Gjukanoviç./TCH
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë
Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe familjet e tre vikt...
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...