Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë edhe një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke hapur edhe dy kapituj të negociatave për anëtarësim.
Mali i Zi hapi sot kapitullin 1 për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitullin 22 për politikën rajonale.
Podgorica po ashtu do të mbyllë kapitullin 30 për marrëdhëniet me jashtë.
Mali i Zi, i cili këtë muaj i është bashkuar zyrtarisht NATO-s, është vendi i Ballkanit Perëndimor më i përafruari me BE-në.
Serbia, në anën tjetër, hapi sot kapitujt për unionin doganor dhe ligjin e pronësisë intelektuale.
Nga Mali i Zi dhe Serbia kërkohet harmonizimi i rregulloreve të tyre kombëtare me ato të BE-së përpara se të mbyllen zyrtarisht të gjithë kapitujt, duke hapur rrugën drejt pranimit të tyre të mundshëm në BE.
Më 2014, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se nuk planifikohet ndonjë anëtarësim i ri deri në fund të vitit 2019, mirëpo disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë duke konkuruar për t’u bërë pjesë e BE-së në dekadën e ardhshme.
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...