Me shumicë të gjerë votash, parlamenti i Malit të Zi miratoi një paketë të re ligjore për reformën në drejtësi dhe sigurimin e lirisë së medias. Për projektligjin e qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit, Milojko Spajic votuan edhe shumica e përfaqësuesve të opozitës, sipas njoftimeve të mediave vendase.
Po ashtu u miratuan edhe rregullore për parandalimin e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga aktivitetet kriminale. Në ditët e kaluara, parlamenti votoi edhe paketën ligjore për emërimin e gjykateve dhe prokurorive të pavarura.
Mali i Zi orientohet nga standardet e BE
Vendi më i vogël ballkanik orientohet me këto paketa ligjore nga standardet e Bashkimit Europian. Me këto reforma, Mali i Zi hap rrugën për të shënuar progres në negociatat e anëtarësimit në BE. Negociatat kanë filluar në vitin 2012. Qeveria e re në Podgoricë e ka vendosur si objektiv anëtarësimin e vendit në BE në vitin 2028. Nën kryeministrin pro-europian, Spajic Mali i Zi është në pararojë të anëtarësimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor./DW
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...