Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e propozoi Maksim Acevskin kryerevizor shtetëror.
Vendimi nga Komisioni është sjellë në mënyrë unanime, ndërsa kryetari i tij Ilia Dimovski theksoi se anëtarët e tij kanë ardhur në një vendim përgjithësisht të pranueshëm – ekonomisti nga Velesi, Acevski t’i propozohet Kuvendit si kryerevizor shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimovski, theksoi se nuk ka dyshim se të gjithë 12 kandidatët do të ishin zgjedhje e duhur, por megjithatë anëtarët kanë arritur pajtim për Acevskin.
Theksoi se nevojitet të kompletohet ky institucion para zgjedhjeve, me qëllim që të mund t’i kryej kompetencat e veta ligjore dhe kushtetuese.
Acevski është ekonomist i diplomuar nga Velesi. Në Entin Shtetëror për Revizion është nga viti 2001. Shpesh në paraqitjet mediatike ka folur për nevojën e përforcimit të kapaciteteve të Entit Shtetëror për Revizion, por edhe për marrëdhënien e institucioneve kompetente ndaj parregullsive që i regjistrojnë revizorët.
Nga fundi i vitit 2017 skadoi mandati i Tanja Tanevskas, për çka u informua, ndërsa gjatë dy viteve të kaluara Entin Shtetëror të Revizionit e drejtoi zëvendësi i revizorit kryesor shtetëror, Naser Ademi, por mandati i tij në kohëzgjatje prej 9 vitesh, skadoi më 4 tetor, pa u emëruar nënshkrues i autorizuar. Funksionimi i institucionit u vu nën pikëpyetje.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...