Zv. ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Jani Makraduli sonte për “Top Tema” tha se nuk do të kërkojë alibi, megjithatë, të dhënat për ndotje të mëdha këto ditë janë sipas standardeve të tjera.
“Nuk do të pajtohesha që nuk ka strategji. Unë do të citoj Komisionin Evropian i cili ka konfirmuar se për herë të parë këtë vit, në buxhetin e vitit 2019 ka fond kundër ndotjes së ajrit. Ky fond është prezantuar duke ndjekur shembullin e një numri vendesh evropiane”, tha Makraduli.
Ai shtoi se vazhdojnë në tërësi masat që janë në dispozicion të publikut dhe besojmë se rezultatet do të jenë gjithnjë e më të dukshme çdo vit.
“Kemi filluar projekte shumë serioze investimesh në zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes dhe do të vazhdojmë në atë drejtim. Ekzistojnë investime direkte në transportin publik dhe kontrollet e drejtpërdrejta të industrisë”, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për realizimin e planit për mbrojtje nga ndotja e ajrit./Telegrafi/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...