
French President Emmanuel Macron speacks as he visits Station F startup campus in Paris, on October 9, 2018. (Photo by LUDOVIC MARIN / various sources / AFP) (Photo credit should read LUDOVIC MARIN/AFP/Getty Images)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti dje Ambasadorin e Francës në Serbi, Frederic Mondoloni, e me këtë rast bisedoi për situatën në rajon dhe rrugëtimin e Serbisë drejt Evropës, po ashtu edhe për vizitën e ardhshme të Presidentit të Francës, Emannuel Macron në Serbi.
Siç raportojnë mediat serbe, vizita e një presidenti francez pas 18 viteve paraqet përmirësim të madh të marrëdhënieve mes dy shteteve tha presidenti serb Vuçiq, kurse ambasadori Mondoloni njoftoi se Macron do të sjellë tri porosi: më shumë bashkëpunim ekonomik, mbështetje për reformat në Serbi dhe përkrahjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut.
Vuçiq ka thënë se, pas strategjisë franceze për Ballkanit Perëndimor, vizita e Macron do të jetë mundësi për një bisedë rreth integrimeve evropiane të Serbisë.
Presidenti Vuçiq theksoi se gjatë vizitës së presidentit Macron do të nënshkruhen shumë marrëveshje me rëndësi rreth bashkëpunimit ekonomik, marrëveshje ushtarako-teknike dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sportit dhe kulturës, e shumë investime në projekte të ndryshme.
Vuçiq u shpreh se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, pasi që Kosova të heqë taksat e jo civilizuese e jo legale, e shtoi se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës të cilat rrezikojnë eskalimin e konfliktit dhe sjellin rrezik për stabilitetin e rajonit, janë të papranueshme.
Ambasadori Mondoloni e përshëndeti qëndrimin e Serbisë gjatë krizës aktuale me marrëdhëniet me Prishtinën, duke theksuar se Franca mbështet reagimin paqësor të palës serbe.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik