Presidenti i Francës Emmanuel Macron njofton se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ka gjetur një kompromis që është e pranueshme për të dyja vendet.
“Vazhduam të bisedojmë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bëmë përparim sa i përket klimës evropiane. Presidenca franceze bëri një zhvillim të madh, në mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës dhe pati një çështje tjetër midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe kështu me forcat e fundit vazhduam të bisedonim me të dyja palët, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Dhe siç bëri të ditur Këshilli Evropian më 23 dhe 24 qershor, ne vazhduam të punojmë për të hapur kapitullin e parë bazuar në diskutimet e deritanishme.
Mund të them se është gjetur një kompromis, një kompromis që ruan ndjeshmërinë e të dyja palëve dhe besoj se është i pranueshëm nga të gjithë.
Në ditët në vijim të dyja palët do ta konfirmojnë këtë. Presidenti dhe kryeministri bullgar tashmë e kanë mbështetur propozimin francez dhe do të ketë diskutime në ditët në vijim në Shkup. Kjo është e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe se e kaluara mund të tejkalohet”, deklaroi Emmanuel Macron, president i Francës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...