Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë organizon protestë të madhe të punëtorëve për të mbrojtur të drejtat ekonomike dhe sociale të anëtarëve dhe punëtorëve të saj.
“LSM nuk do ta festojë këtë 1 maj, por do të protestojë. Ne kemi nevojë për para për të festuar, ndërsa paratë tona u hanë nga inflacioni. Prandaj, të gjithë punëtorët, pensionistët, të rinjtë duhet të dalin së bashku dhe t’u thonë punëdhënësve nëse janë të sektorit privat apo publik se duhet një rritje e pagave sa më shpejt.
Ne nuk dorëzojmë me përqindje sepse përqindjet janë më pak për një punëtor dhe më shumë për një tjetër. Synimi ynë si LSM është të ndihmojmë shtresat më të ulëta të punëtorëve me paga më të ulëta”, tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
LSM, tha Dimovski, nuk heq dorë nga kthimi i pagës për pushime në sektorin publik./Telegrafi/
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...