Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka reaguar ndaj propozimit të fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive, që vaksinimi për të punësuarit në sektorin publik të jetë i detyrueshëm.
Nga LSM thonë se vaksinimi duhet të jetë rezultat i zgjedhjes personale të punëtorëve, dhe nuk duhet të bëhet me dhunë.
“Procesi i imunizimit nuk duhet të bëhet në dëm të të drejtave elementare të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë, konventa dhe ligje ndërkombëtare dhe kundër vullnetit të individit”, thuhet në reagimin e LSM-së.
Sindikata bën të ditur se në periudhën e kaluar ka marrë ankesa nga punëtorët të cilët nuk janë vaksinuar ku thuhet se nuk lejohet të hyjnë në punë pa certifikatë vaksinimi apo test negativ të bërë me shpenzimet e tyre.
Për këtë, LSM i është drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, ku kanë marrë përgjigje se një sjellje e tillë e punëdhënësve është e paligjshme./telegrafi/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë