Vetëm OBRM-PDUKM nuk është gëzuar për suksesin e Maqedonisë, thonë sot nga partia në pushtet e LSDM-së.
“Është më se e qartë nervozizmi i pakuptueshëm i suksesit të arritur të Maqedonisë, e cila manifestohet në lajmet dhe shpikjet e tyre të falsifikuara. Maqedonia mori një datë të re të caktuar dhe kohë për përgatitjen për negociata që do të fillojë në qershor të vitit 2019. Raporti i Këshillit të BE-së shprehet qartë se Këshilli ra dakord që t’i përgjigjet pozitivisht progresit dhe përcakton rrugën drejt negociatave për anëtarësim hapjes në qershor të vitit 2019. Është e qartë se OBRM-PDUKM nuk mund të pranojë se nga “shtet i kapur” Maqedonia arriti të kthehet në rrugën e duhur, rrugën euroatlantike për të ardhmen dhe për këtë arsye ato po përpiqen në mënyrë dëshpëruese për të manipuluar opinionin”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...