LSDM bëri të ditur përmes një komunikate se kanë filluar bisedimet serioze me liderët e partive politike dhe grupet e punës për mandat të plotë katërvjeçar të një shumice stabile në Kuvend dhe formimin e Qeverisë, e cila do të lëviz shpejt drejt rrugës evropiane, ekonomisë dhe drejtësisë.
Më tej thuhet se po bisedon për një Qeveri që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, spastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe kapitalit të çdo funksionari.
LSDM nënvizon se do të sjellë reforma serioze në administrate, por edhe zvogëlimin e saj për 20%, me më pak ministri dhe racionalizim të shërbimeve publike.
“Qeveria për të cilën po bisedojmë në vend të parë nga agjenda evropiane dhe qytetare do ta ketë ekonominë për vazhdimin e rritjes së rrogave, investime tek të rinjtë dhe zhvillim të barabartë rajonal, përkujdesje për të varfrit si dhe projekte tjera”, thekson LSDM.
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...
Avokati i Popullit u dërgon letër Rubios dhe shteteve financ...
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...