Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se Qeveria e tyre ka siguruar që procesi arsimor të fillojë me sukses dhe të zhvillohet pa ndërprerë.
Sipas kësaj partie, mësimin online pa vështirësi të mëdha e ndjekin 88% e nxënësve, duke shtuar se kjo përqindje nga fillimi i vitit shkollor është rritur për 18%.
“Për nxënësit tjerë të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin mësim onlajn, çdo ditë emitohen orë nga 15 minuta në televizion përmes radiotelevizionit kombëtar në gjuhën maqedone dhe shqipe, por edhe mësimdhënësit kanë obligim të dorëzojnë materiale të shtypura deri te fëmijët dhe në nivel ditor të komunikojnë dhe ta ndjekin përparimin e tyre në lidhje me materialin e mësimeve”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se në rreth 600 objekte shkollore në shtet zhvillohet mësimi me prani fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve, nën protokolle të ashpra të konfirmuara dhe algoritme.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje
Franca do t’i nxisë 29-vjeçarët të kenë fëmijë para se...
Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, ...
Legjenda madrilene po e konsideron largimin në fund të sezon...
Certifikohet rezultati zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
ZKA-ja auditon Sistemin Informativ për skemat pensionale në ...