Kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev është pranuar nga LSDM-ja.
Lajmin e bëjnë me dije mediat në Maqedoninë e Veriut, të cilat citojnë burime nga LSDM-ja.
“Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM-ja, raporton abcnews.
Qeveria teknike, me Oliver Spasovskin në krye duhet të votohet deri nesër para mesnatës.
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...