Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “nervoza te histeriku Mickoski kulminoi për shkak se protestat janë dështim ku askush nuk merr pjesë”.
“Gjuhë të urrejtjes, ndarje, nivel të ulët të komunikimit me të pavërteta, gënjeshtra, fendime, janë të vetmet tema të Mickoskit”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, ashtu siç kanë gënjyer me Marrëveshjen e Prespës se do të humbet identiteti maqedonas, ashtu edhe gjatë kësaj jave gënjejnë se do të shkatërrohet shteti dhe se do të ndryshohet historia.
“Edhe një përpjekje e dështuar e OBRM-PDUKM-së dhe histerikut Mickoski që përmes ofendimeve të mbjellin ndarjes mes qytetarëve. Qytetarët e dinë, për gjuhë dhe identitet nuk bisedohet”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...