Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “realiteti është se OBRM-PDUKM duhet ta pranojnë se koncepti i tyre rrënues i kandidates së tyre Gordana Siljanovska humbi në zgjedhje presidenciale demokratike dhe të lira”.
Nga LSDM thonë se partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM humbi edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Ohër dhe Novo Sello, njofton Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM mund të kërkojë alibi sa të dojë, por fakti është se të gjithë vëzhguesit e brendshëm dhe të jashtëm konstatuan se shteti organizoi zgjedhjet demokratike dhe të lira ku qytetarët votuan lirshëm pa trysbu”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se misioni i OSBE/ODIHR njoftoi publikisht se “të gjithë pjesëmarrësit mund të udhëheqin fushatë pa pengesa, ndërsa liritë themelore u respektuan” duke vlerësuar se “funksionarët shtetërorë edhe më tej bënin dallim mes aktiviteteve të tyre politike dhe zyrtare”.
“Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet të qetësohen me faktin se humbën, të tregojnë pjekur dhe të pranojnë humbjen, ndërsa arsyet për disfatën ta kërkojnë te vetja e tyre”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...