Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM reagojnë ndaj kreu të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski duke thënë se “mbrojtja jote për dhunën e 27 prillit flet për ty, ndërsa për ndarjet dhe urrejtjen që po e shpërndan do ta vlerësojnë qytetarët”.
Mbrojtja e dhunës së 27 prillit, thonë nga LSDM, dhe përpjekja të relativizohet tentim vrasja, linçi, rrënimi i rendit kushtetues dhe demokracisë, flasin për Hristijan Mickoskin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ai është i njëjtë si Nikolla Gruevski. Deklaratat e tija nuk kanë asnjë lidhje me drejtësinë, për shkak se pas dhunës vijon përgjegjësia”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se kur flet Mickoski për porosi, në fakt dëshiron ta shpërqendrojë opinionin për atë se të gjitha porositë e dhunës më 27 prill kanë ardhur nga krerët e OBRM-PDUKM-së.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...