Propozimi që BDI-ja ka marrë nga LSDM për qeverinë duket se nuk i përmban të gjithë kërkesat e shqiptarëve, siç janë të përcaktuara në platformë.
Gazeta Dnevnik thotë se nga burime brenda BDI-së ka mësuar se partia e drejtuar nga Ali Ahmeti nuk ka marrë atë që ka pritur, duke aluduar në zyrtarizimin plotë të gjuhës shqipe.
“Nga LSDM nuk kemi pranuar atë që kemi kërkuar, përkatësisht garancitë me shkrim për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni”, ka thënë ky burim shkruan Zhurnal.
Gjithashtu thuhet se po bisedohet edhe më tej për të arritur një marrëveshje për shqipen, por që deri tani nuk ka rezultat final për këtë çështje.
LSDM ka pranuar kërkesat e shqiptarëve përsa i përket vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale, integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, gjithashtu edhe zbardhjen e rasteve të “Sopotit”, “Monstrës”, “Brodecit” dhe “Lagjes së Trimave”.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur