Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas koalicionit me BDI-në në takimin me kreun e kësaj partie, Ali Ahmeti, ka koalicionuar edhe me PDSH-në e Mendun Thaçit në zgjedhjet lokale.
“Me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi u dakorduam për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë dhe do të mbështeten në disa komuna, me qëllim që qytetarët të sigurojnë kryetarët dhe këshilltarët mët të mirë të cilët do t’i shërbejnë popullit”, shkruan Zaev.
Zaev thotë se në disa komuna bashkëpunimi do të realizohet që në rreth të parë, ndërsa në disa komuna të tjera në rreth të dytë.
“LSDM vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionit më të madh dhe më të mirë në zgjedhjet lokale”, tha Zaev.
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...