Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se përparimi në eurointegrime dhe politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga ata, kanë stabilizuar ekonominë e vendit.
Nga LSDM thonë se besimi në ekonomi është kthyer dhe se shteti po lëvizë në drejtim të duhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dëshmi për atë është shuma rekorde e investimeve të huaja prej 624, 5 milion euro në vitin 2018, që është katër herë më shumë krahasuar me vitin 2017. Për vetëm një vit shkalla e papunësisë është zvogëluar për 3,6 për qind dhe është në nivel historik. Vazhdimisht rriten pagat, harmonizohen pensionet, sigurohen më shumë para te qytetarët, te amvisëritë”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në reformat ekonomike dhe përparimin në eurointegrime
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...