Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka rikujtuar 27 prillin e vitit 2017, kur ndodhi sulmi nga protestues të dhunshëm.
Nga kjo parti thonë se 27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë, dhe është vula e përgjakshme e OBRM-PDUKM-së.
“Dhunues të armatosur të nxitur nga OBRM-PDUKM sulmuan në Kuvend, duke tentuar të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e Kuvendit dhe të shkelin rendin kushtetues. Ata dhunues të cilët u mbështetën nga Hristijan Mickoski para Kuvendit, nuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë mbrojtës të Kushtetutës, por të dhunës dhe krimit të Nikolla Gruevskit”.
“Sot katër vjet më vonë, në vend që të kërkojnë falje dhe të dënojnë dhunën, gjithë opinioni e sheh si Mickoski mbron krimin dhe dhunën, mbron dhunuesit në të enjten e përgjakshme. Mickoski nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga regjimi i Gruevskit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit