Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon seanca me dëgjimin e dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Sot para 33 të akuzuarve duhet të dëshmojnë, Enes Ibrahim, Petar Atanasov, Katerina Kuzmanovska dhe Hari Llokvenec. Seanca e sotme është paraparë që të zgjasë deri orët e vona të natës.
Në seancën e ardhshme më 19 shtator duhet të dëshmojnë Ferid Muhiq, Kurto Dudush, Dushica Mrgja. Prokuroria ka propozuar 36 dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe një dëshmitarë i rrezikuar.
Në mesin e të akuzuarve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë janë: ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, deputetët Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasillevski, Krsto Muckoski dhe udhëheqësit e protestës “Për Maqedoninë e Bashkuar”, Boris Damovski, Vlladi Jovanovski, Igor Durllovski. /Telegrafi/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...