Në zyrën e Avokatit të Popullit, nga dita e hënë (1 prill), qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo qoftë shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas 0800 54321.Të gjitha parregullsitë mund të denoncohen si gjatë periudhës parazgjedhore edhe në ditën e votimit.
Linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa sipas denoncimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, sapo të pranohet thirrja ose mesazhi i incizuar.
Avokati i Popullit, do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat e kanë për detyrë t’ua sigurojnë mbrojtjen e garantuar të të drejtave të tyre.
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...