Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 99-të në të cilën në lexim të dytë janë shumë ligje nga sfera e sigurisë.
Në këtë seancë duhet të shqyrtohet Propozim plotësim-ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, Propozim plotësim-ligji për koordinim të bashkësisë së sigurisë-zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim plotësim -ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, Propozim plotësim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme dhe Propozim plotësim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, të gjitha në lexim të dytë.
Deputetët duhet ta shqyrtojnë edhe Propozim vendimin për publikimin e shpalljes publike për zgjedhje të shoqatave nga sfera e të drejtave të njeriut, të drejtës së policisë dhe jurisprudencës i ngritur nga Jovan Mitreski, Snezhana Kalevska, Keti Smilevska.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...