Liderët e vendeve të rajonit të pranishëm në darkën joformale në Bruksel kanë konfirmuar angazhimin e tyre të plotë për të punuar në drejtim të avancimit të proceseve integruese.
Në një komunikatë për media pas darkës me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, thuhet se të pranishmit ripërsëritën vendosmërinë e tyre dhe interesin në forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të prekshme për jetën e qytetarëve të rajonit.
Ata po ashtu theksuan se do të angazhohen për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe thellimin e mirëkuptimit rajonal, nëpërmjet respektit dhe bashkëpunimit reciprok.
Ndryshe, në këtë darkë të organizuar nga kryediplomatja evropiane me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini para këtij takimi të përbashkët ka mbajtur takime bilaterale me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...