Lëvizja Besa do të aktualizojë çështjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime menjëherë pas formimit të trupave punës në kuvend. Sipas kreut të këtij subjekti Bilall Kasami ky ndryshim ligjor është pjesë e marrëveshjes me LSDM-në dhe do të miratohet shumë shpejtë. Propozimi parashikon që në letërnjoftime të përcaktohet përkatësia etnike, ndërsa gjatë aplikimit për kartë identiteti qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan ose jo dokument në të cilën shkruan përkatësia etnike.
Me përmbylljen e procesit të funksionalizimit të Kuvendit me të gjitha trupat punues, debatet e para që do të bëhen dhe për në dinamikën e futjes së ligjeve në procedurë parlamentare, ne qëndrojmë në atë që një ndër ligjet e para do të jetë edhe Ligji për dokumentet e identifikimit që parasheh që edhe përkatësia etnike të jetë pjesë e kartës së identitetit- deklaroi Bilall Kasami, Lëvizaj BESA.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...